MENU
klinika

Deklarata

Bllokimi i rrugëve/ Rama-studentëve: Ç’borxh ju kanë qytetarët?

17.12.2018 - 15:02

Kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen, pas përshkallëzimit të protestës nga ana e studentëve duke bllokuar rrugët.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama pyet me ironi ata që sipas tij i ka mësuar Kryemadhi dhe Basha që të bllokojnë rrugën, se çfarë borxhi i kanë qytetarët.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”, shkruan Rama.