MENU
klinika

Acari

Çako urdhër vendorëve: Pritet përkeqësim i motit, merrni masa

17.12.2018 - 20:26

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se iu është kërkuar institcioneve vendore të marrin masa për problemet që mund të vijnë si pasojë e motit të keq.

Nisur nga fakti, që ka pasur shtim të reshjeve dhe ulje temperaturash sidomos në zonat malore, gjë e cila pritet të jetë dhe në ditët në vijim, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, u është kërkuar prefektëve të qarqeve, drejtuesve të bashkive, drejtuesve dhe institucioneve qëndrore në nivel rajonal dhe vendor, të marrin masa urgjente sipas fushës së pergjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Prefektët e qarqeve nëpërmjet strukturave të emergjencave civile pranë administratës së tyre të komunikojnë me subjektet kontraktore që këto të venë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike dhe sasitë e mjaftueshme të kripës, dhe të skorieve etj., për të ndërhyrë në pastrimin e rrugëve nga dëbora, eleminimin e ngricave në rrugë, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët që mund të bien në rrugë, etj.