MENU
klinika

Reperi bamirës

Capital T, “babagjyshi” i festave për fëmijët

19.12.2018 - 21:10

Reperi Capital T duket se ditët e fundit të këtij viti ia ka kushtuar bamirësisë. Pak ditë më parë, ai u dhuroi shtëpi disa familjeve në nevojë, ndërsa së fundmi ka menduar edhe për fëmijët.

Në një prej postimeve në Instastory, ai ka treguar bagazhin e makinës të mbushur me çanta dhuratash, të cilat do t’u shpërndahen fëmijëve.

Capital T dhe disa artistë të tjerë i kanë ndihmuar shoqatës “Jetimat e Ballkanit” duke dhuruar fonde që të ndërtohen shtëpi dhe të ketë ushqim për familjet në nevojë.