Alergjitë shpesh shfaqen në verë, kur alergenet si bari, myku dhe polenat sjellin simptoma si lotimi i syve dhe teshtitjet.
Piknikët dhe aktivitetet në natyrë mund të përbëjnë rreziqe më serioze për njerëzit që janë alergjikë ndaj ushqimeve të caktuara ose insekteve.
Mund të duket se zbulimi i shkakut për të cilën jeni alergjik është një mister më vete. Megjithatë, testimi i kryer nga një ekspert mund të diagnostikojë se çfarë ju shkakton dhe çfarë ju nuk shkakton simptoma.
Pasi ta dini saktësisht se nga çfarë jeni alergjik, ti dhe mjeku do të jeni në gjendje të zhvilloni një plan trajtimi për të zvogëluar ose eliminuar simptomat tuaja alergjike.
Duhet të testohem?
Shumë njerëz me simptoma alergjie të patrajtuara nuk janë të vetëdijshëm se sa mirë mund të ndihen kur simptomat e tyre diagnostikohen dhe menaxhohen siç duhet.
Bëni vizitë te mjeku alergolog, nëse keni ndonjë nga këto simptoma të bezdisshme:
• Kruaje të syve dhe hundës;
• Sekrecione hundore;
• Sy të përlotur;
• Skuqje, kruarje ose probleme të tjera të lëkurës;
• Dhimbje barku ose diarre pasi hani ushqime të caktuara;
• Reagime të ashpra ndaj pickimit të insekteve.
Llojet e testeve alergjike
Testet e alergjisë janë mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të treguar saktësisht se çfarë i shkakton simptomat. Shkaktarët e zakonshëm përfshijnë: pluhurin marimangave, qimet e kafshëve, poleni, insekte thumbuese, ushqimeose barna të ndryshme.
• Testet e lëkurës: Ky është lloji më i zakonshëm i testimit. Në këtë test, një sasi e vogël e alergjenit është vendosur në lëkurën tuaj dhe kjo zonë është e pickuar ose e gërvishtur. Nëse jeni alergjik, do të përjetoni një ënjtje të vogël në vendin e testit. Rezultatet e këtij testi janë zakonisht të disponueshme brenda 15 minutash.
• Testet intradermale: Testet intradermale janë më të ndjeshme sesa testet që bëhen në lëkurë, dhe mund të përdoren kur rezultatet e testit të parë nuk janë bindëse. Në këtë test, mjeku do të përdorë një shiringë për të injektuar disa alergen nën lëkurën tuaj.
• Testet e sfidave: Testet e sfidave ndonjëherë përdoren kur mjeku dyshon që ju keni një alergji ushqimore ose nga barnat. Në këtë test, pacientët hanë ose thithin një sasi shumë të vogël të alergeneve të mundshme nën mbikëqyrjen e alergologut.
KUJDES! Mos e bëni këtë provë në shtëpi!
• Testet e gjakut: Për këtë test, merret gjaku dhe testohet për alergji. Ky test kushton më shumë se disa teste të tjera. Gjithashtu do të duhet më shumë kohë për të marrë rezultatet.
Një alergolog është i specializuar për të kryer dhe interpretuar testimin e alergjive. Pasi të keni marrë rezultatet e testit, ai do të zhvillojë një plan trajtimi për të menaxhuar alergjitë.
A e dini se?
Testimi i lëkurës i kombinuar me ekzaminimin fizik dhe historinë mjekësore të simptomave tuaja është mënyra më e besueshme, me kosto efektive dhe e shpejtë për të përcaktuar se nga çfarë jeni dhe nuk jeni alergjik.