08.12.2018 - 09:06
Një ditë para të 40-ave të të ndjerit Konstandinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA në Bularat, policia e Gjirokastrës ka dhënë leje vetëm për zhvillim të një tubimi paqësor.
Organizatorët kanë kërkuar leje për zhvendosjen e tubimit nga qendra muzeale e qytetit deri në hyrje të tij, në rrugën nacionale te “Ura e lumit”.
Nga ana tjetër polica e Gjirokastrës ka dhënë leje për organizimin e tubimit vetëm në “sheshin e Çerçizit” prej orës 11:00 deri në orën 13:00.
Kujtojmë se prej gati një muaji, mediat greke online kanë shpërndarë njoftimet mbi organizimin e udhëtimit të atyre që duan të jenë pjesë e kësaj ceremonie.