MENU
klinika

Trajtimi

Çfarë duhet të dini për aneminë?

17.12.2018 - 14:47

Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekur në organizëm. Trupi ka nevojë për hekur për të bërë hemoglobinën. Nëse keni anemi, qelizat e kuqe të gjakut nuk arrijnë të transportojnë oksigjen të mjaftueshëm në trup.

Hemoglobina është një proteinë e pasur me hekur që i jep ngjyrë të kuqe gjakut. Mbart oksigjenin nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit.

Anemia ka tri shkaqe kryesore:
1. Humbja e gjakut;
2. Mungesa e prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut;
3. Shkalla e lartë e shkatërrimit të qelizave të kuqe të gjakut.

Gjendjet që mund të çojnë në anemi janë:
• Shtatzënia;
• Ulcerat;
• Polip të zorrës së trashë ose kancer të zorrës së trashë;
• Çrregullime të trashëguara;
• Një dietë që nuk ka hekur të mjaftueshëm, acid folik ose vitaminë B12;
• Çrregullime të gjakut të tilla, si: talasemia apo kanceri;
• Anemia aplastike, një gjendje që mund të trashëgohet ose të fitohet;
• Mungesa e g6pd, një çrregullim metabolik.

Anemia mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, të keni ftohtë, të trullosur dhe nervoz. Ju mund të keni frymëmarrje të çrregullta ose dhimbje koke.

Mjeku hematolog do të diagnostikojë aneminë me një testim fizik dhe analizat e gjakut.

Trajtimi që mjeku do të përcaktojë do të jetë në varësi të llojit të anemisë që keni.

Trajtime dhe terapi:
• Vitamina B12;
• Trajtimi me hekur;
• Transplantimi i gjakut dhe i palcës kockore;
• Trasfuzione të gjakut.