MENU
klinika

Retinopatia

Çfarë është syri diabetik?

06.12.2018 - 19:08

Retinopatia diabetike (DR) është një formë e sëmundjes së syrit të shkaktuar nga sheqeri i lartë i gjakut. Kjo formë e sëmundjes së syrit diabetik vlerësohet të prekë miliona njerëz.

Retinopatia diabetike ndodh si rezultat i dëmtimit të enëve të gjakut në retinë, zona e indit të ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e prapme të syrit.

Instituti Kombëtar i Syrit raporton se DR është shkaku më i zakonshëm i humbjes së shikimit në mesin e njerëzve me diabet, si dhe shkaku kryesor i dëmtimit të shikimit dhe verbërisë tek të rriturit që punojnë në mes të moshës 20 dhe 74 vjeç.

Llojet e retinopatisë

Edhe pse retinopatia diabetike e shkaktuar nga sheqeri kronik i lartë, është forma më e zakonshme e retinopatisë, ka edhe disa lloje të tjera.

syri diabetik-konica.al

Të gjitha format e sëmundjes shoqërohen me dëmtimin e enëve të gjakut në retinë.

Format e tjera të retinopatisë përfshijnë:

* Retinopatia hipertensive (dëmtimi i shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut);

* Retinopatia arteriosklerotike (e shkaktuar nga ateroskleroza, forcim ose trashje e arterieve);

* Retinopatia e parakohshme (ndodh te personat në nënpeshë, foshnje të lindura para kohe).

Simptomat e retinopatisë diabetike.

DR përparon përmes katër fazave, secila prej të cilave është e lidhur me simptoma të ndryshme.

Në fazat e hershme, DR shpesh nuk ka simptoma të dukshme, kështu që sëmundja shpesh nuk del në pah deri sa pacienti ka vështirësi në pamje.

Fluksi i gjakut nga enët e dëmtuara të gjakut në retinë mund të shkaktojë shikim të “turbull”, ose njolla që shfaqen në të gjithë fushën tuaj të vizionit.

Shkaqet e retinopatisë diabetike dhe faktorët e rrezikut

Çdokush që ka diabet tip 1 ose tip 2 mund të zhvillojë retinopati diabetik.

Faktorët e mëposhtëm mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të retinopatisë:

* Kohëzgjatja e diabetit;

* Kontrolli i dobët i sheqerit në gjak;

* Presioni i lartë i gjakut;

* Nivelet e larta të kolesterolit;

* Shtatzënia;

* Pirja e duhanit.

Për shkak se diabeti është një gjendje të dëmtojë retinën dhe të shkaktojë humbje të shikimit, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për të bërë kontrollet te mjeku specialist, për të monitoruar gjendjen tuaj. Kontrolli efektiv i sheqerit në gjak zakonisht mund të ngadalësojë përparimin e DR të butë në të moderuar.

Opsionet kirurgjikale për DR të avancuar përfshijnë:

* Kirurgji me fokus lazer: Ky operacion tenton të ndalojë ose të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut ose lëngjeve në sy duke djegur dhe mbyllur enët e dëmtuara të gjakut.

* Vitrectomy: Kjo kirurgji përfshin heqjen e gjakut nga lëngu i qelqtë, si dhe çdo ind që mund të shkaktojë shkëputje të retinës. Vitrectomy kërkon përdorimin e anestezisë së përgjithshme.