MENU
klinika

Tre mesazhe kryesore

Çkuptim kishte cigarja në buzët e vajzave asokohe?

04.12.2018 - 16:15

Në shoqërinë shqiptare paramoderne, cigarja në buzët e vajzave dhe të grave përcillte simbolikisht një varg mesazhesh. 

Nëse zbulohej se një vajzë e re pinte duhan fshehurazi, përgjithësisht kishte pak kërkesa për martesë. Ka qenë mjaft e përhapur mendësia se “një vajzë ose nuse e re që helmohet me duhan, ose nuk lind fëmijë, ose lind fëmijë çyryk”.

Madje kur fëmija ishte shëndetdobët, me patologji të caktuara, bashkëshorti dhe të afërmit e tij dyshonin se nëna në vajzëri, gjatë periudhës së shtatzënisë, pra përgjithësisht para lindjes, kishte pirë duhan deri në abuzim.

Normat kulturore në shoqërinë tradicionale shqiptare toleronin gratë të pinin duhan kur bëheshin vjehra dhe sidomos gjyshe. Përgjithësisht gra e vjehrra të tilla e pinin, si të thuash në gjysëmilegalitet, në mjedise ku nuk ishin të pranishëm burra, por vetëm vajza dhe gra të familjes dhe të një rrethi të kufizuar të afërmish.

Në këtë shoqëri vetëm një numër i vogël grash kishin fituar “të drejtën” të ndiznin duhan në mjedise publike më të gjera, si ceremoni mortore e përkujtimore, në ceremoni fejesash, dasmash dhe gëzimesh të tjera.

Cigarja në buzët e grave në mjedise të tilla publike simbolikisht përcillte së paku tre mesazhe kryesore:

Së pari, cigarja ndezur, hidhte dritë mbi personalitetin e veçantë të grave të tilla. Përgjithësisht këto ishin bija në familje me autoritet ose të martuara në familje të tilla, dalloheshin ndër të tjera për zgjuarsi e gojëtari, veçanërisht në trajtimin e çështjeve që kishin të bënin me punën apo jetën.

Së dyti, në të shumtën e rasteve ndezja e cigares nga gratë në mjedise publike simbolikisht dëshmonte se ato kishin pësuar një ose disa fatkeqësi të rënda.

Së treti, cigarja e ndezur në mjedise publike, simbolikisht ndriçonte rrudhat e thella të një moshe mjaft të shtyrë, mbi 80 vjeç të grave nga familjet e thjeshta.

Në optikën e opinioneve mbizotëruese në shoqërinë tradicionale shqiptare, cigarja i identifikonte simbolikisht gra dhe vajza të tilla si imorale, të përdala ose të paktën si gra që anojnë më shumë nga kënaqësitë seksuale, se sa nga statusi i nderuar i nënës së përkushtuar për fëmijët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB