MENU
klinika

A do martoheshin?

Ç’mendojnë zviceranet për shqiptarët?

19.12.2018 - 19:45

Zvicra është një nga shtet ku shqiptarët janë të shumtë në numër, kryesisht nga Kosova.

Ata kanë emigruar aty prej vitesh dhe kanë ditur të integrohen në shoqërinë zvicerane.

Shumë prej tyre kanë mundur të tregojnë veten duke u bërë pjesë e politikës, sportit e sektorëve të tjerë në këtë vend, por shpesh ata kanë krijuar figurë të keqe. Megjithatë, në Zvicër duket se nuk ka më paragjykim për shqiptarët.

“Lajm.Tv” ka realizuar një video në Zyrih, ku janë pyetur vajza zvicerane nëse ato do të pranonin të martoheshin me një shqiptar.

E nga përgjigjet kuptohet qartë se për shqiptarët nuk ka paragjykim në këtë shtet. Shumica e përgjigjeve ishte “po”.