MENU
klinika

Festat e fundvitit

Çmimi i gjelit të detit shtrenjtohet sërish

25.12.2018 - 15:14

Sa më shumë po afrohen festat e fundvitit, aq më shumë po vazhdon të rritet edhe çmimi i gjelit të detit, si edhe simbol i tavolinave të shqiptarëve gjatë këtyre festave.

Këtë fillim jave cmimi i gjelit të detit shkon deri në 800 lek për kilogram, ndërsa ajo e pulës 100 lek më shumë.

Fermerët flasin për rënie të shitjeve në krahasim me vitet e kaluara, por qytetarët theksojnë se me një rritje deri në 300 lek për kilogram gjeli i detit këtë vit për ta është gati i papërballueshëm.

Por veç gjelit të detit, qytetarët ankohen se rritje deri në 30 % ka prekur edhe produkte të tjera të tryezës.

Rritja e çmimeve në mënyrë abuzive në prag të festave mbetet një traditë e keqe e tregtarëve shqiptarë.