MENU
klinika

Dëmtimi i tubave neural

Defektet që ndodhin në muajin e parë të shtatëzënisë!

17.12.2018 - 15:16

Defektet e tubit nervor janë defekte të lindjes që shfaqen në tru, shtyllë kurrizore ose palcë kurrizore. Ato ndodhin në muajin e parë të shtatzënisë, madje shpesh para se një grua të di se ajo është shtatzënë. Dy defektet më të shpeshta të tubave nervor janë “spina bifida” dhe anencefali.

Tek spina bifida, kolona e kurrizit e fetusit nuk mbyllet plotësisht. Pra spina bifida është një defekt që ndodh kur shpina dhe kurrizi nuk formohen siç duhet. Zakonisht ka dëme nervore që shkakton të paktën disa paraliza të këmbëve. Në anencefali, shumica e trurit dhe kafkës nuk zhvillohet. Foshnjat me anencefali zakonisht mund të vdesin pak pas lindjes.

Shkaqet e sakta të defekteve të tubit nervor nuk janë të njohura. Ka rrezik më të madh për të pasur një fëmijë me një defekt të tubit nervor nëse nëna:

• Është obeze;
• Ka diabet;
• Përdor disa ilaçe të caktuara.

Marrja në mënyrë të konsiderueshme e acidit folik, një lloj i vitaminës B para dhe gjatë shtatzënisë parandalon defektet më të mëdha të tubave nervor.

Dëmet e tubit nervor zakonisht diagnostikohen para lindjes së foshnjës, përmes analizave laboratorike ose të imazherisë. Nuk ka shërim për defektet e tubit nervor. Dëmi nervor dhe humbja e funksionit që në lindje zakonisht janë të përhershme.

Megjithatë, një shumëllojshmëri e trajtimeve ndonjëherë mund të parandalojnë dëmtimet e mëtejshme dhe ndërlikimet.

Trajtimi për spina bifida varet nga ashpërsia e gjendjes dhe prania e komplikimeve. Për disa njerëz, nevojat për trajtim mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, në varësi të ashpërsisë së gjendjes ose komplikimeve.

Nëse një foshnje me spina bifida ka hidrocefalus (lëngu i tepërt që rrethon trurin), një kirurg mund të implantojë një tub të vogël thithës për të nxjerrë lëngun, për të lehtësuar presionin në tru. Trajtimi i hidrocefalusit mund të parandalojë probleme të tilla si verbëria.

Mund të bëhet ndërhyrje në kordonin e palcës kurrizore dhe gjithashtu kirurgjia mund të ndajë palcën kurrizore nga indet përreth. Personat me spina bifidia mund të kenë paralizë dhe kufizime në lëvizshmëri. Ata përdorin mjete të ndryshme për të lëvizur, duke përfshirë paterica dhe karriget me rrota.

Mund të kenë infeksione të traktit urinar dhe mungesë të kontrollit të fshikëzës dhe zorrëve.

Shpesh mund të ndodh që pacientët të kenë dëmtime nervore që pengojnë fshikëzën nga zbrazja plotësisht. Kjo mund të shkaktojë infeksione të traktit urinar dhe dëmtime të veshkave. Mjekët mund ta trajtojnë këtë problem duke përdorur një tub për të zbrazur plotësisht fshikëzën.

Medikamente, injeksione dhe kirurgjia gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e rrjedhjes së urinës aksidentalisht dhe mbajtjen e veshkave dhe fshikëzës duke punuar për një kohë të gjatë.