Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e Fierit ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama pas Paktit me Universitetin.
Ajo tha se Rama bëri shfaqje teatrale me monologun e tij, ndërsa shtoi se ai nuk plotësoi asnjë prej kërkesave të studentëve.
“Të gjithë e dini situatën, ku studentët shqiptarë kanë qenë për 19 ditë në protesta përballë kryeministrit. Tashmë është një protestë politike, që është apartaike. Shumë studentë nga fieri që janë këtu të pranishëm kanë qenë pjesë e asaj proteste. Studentët shkojnë në një universitet publik pasi pagesat dhe tarifat janë më të ulta. Por qeveria jonë me një kryeministër sharlatan në krye, rriti tarifat e universiteteve provimeve që kjo të bëhet e pamundur. Edhe pse tarifat kanë qenë të larta, familjet shqiptare sakrifikojnë, duke shitur shtëpinë, emigracion. Ajo çka të bën më shumë përshtypje është se sot dëgjonim një konferencë shtypi, një monolog dhe shfaqje teatrale, ku nga njëra anë kishte paralizë faciale, dehe tradhtonte fytyra. Ai thoshte se do të përgjysmojmë tarifat e studentëve. Kryeministër mashtrues dhe grabitës. Kërkon që të grabisë inteligjencën e shqiptarëve duke mashtruar. Ai duhet të ndryshojë ligjin e Arsimit të Lartë. Ky kryeministër ose është i paaftë mendërisht, por mua s’më duket kështu, pasi ai është i aftë që të grabis. ose ai mendon se shqiptarët hanë përshesh. Pjesa më e madhe e juaja, kanë fëmijët studentë. I bëj thirrje anëtarëve të LSI që ta fusin kartën në sirtar apo të hedhin flamurin e kësaj partie, që ti bashkohen protestës. Të gjithë ata që e ndejnë veten të mashtruar, të grabitur, të ofenduar, dhe të shfrytëzuar, t’ju bashkohet studentëve. Jo më datën 7 janar, por edhe grupeve të diasporës që kanë parashikuar që të protestojnë në 28-29 para Kryeministrisë.”