MENU
klinika

Rrëzimi i dekretit të Metës

Dekreti për buxhetin/ Ahmetaj: Duhet dialog!

18.12.2018 - 11:00

Dekreti i Presidentit Meta përsa i përket buxhetit vjetor të vitit 2019, është rrëzuar sot nga Komisioni i Ekonomisë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se presidenti Meta duhet të ndërhyjë për dialogun me studentët.

“Buxheti i vitit 2019 ka të gjitha mundësitë që të furnizojë kërkesat e studentëve. Sot, studentët kanë aleat vetëm qeverinë. Dekreti i Metës, pa asnjë detaj për arsimin. Meta të ndërhyjë për dialog me studentët, kjo është zgjidhja”, u shpreh ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kreu i Shtetit ka kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave të studentëve që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

“Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhej në njoftimin e presidencës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë