MENU
klinika

Nis funksionimin

Dekretohet Ushtria e Kosovës

28.12.2018 - 11:58

Hynë për të parën herë në zyrën e presidentit me statusin e ushtarakut.

Është dita historike kur Ushtria e Kosovës nis funksionimin e saj, pasi Hashim Thaçi nënshkroi dekretin e ligjit për shndërrimin në ushtri të mirëfilltë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Një falenderim të veçantë pati për aleatët ndërkombëtare që mbështetën këtë projekt.

Hashim Thaçi, President i Kosovës: Dua të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA-në dhe shtetet tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizmit të Ushtrisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës miratoi në një seancë të veçantë më 14 dhjetor, ligjet për formimin e ushtrisë dhe krijimin e ministrisë së mbrojtjes.

Ushtria përbëhet nga 8 mijë trupa, ndër të cilët 3 mijë janë në rezervë. Buxheti për ushtrinë është 51 milionë Euro dhe parashikohet të shtohet çdo vit me nga 5 milionë.

Edhe pse Beogradi e sheh si kërcënim, krerët e shtetit kosovar kanë garantuar se qëllimi i vetëm i ushtrisë është garantimi i paqes dhe ndihma në misionet e emergjencave civile.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!