MENU
klinika

Personalitet Shkencor

Del në ankand “Letra për Zotin” e Ajnshtajnit

05.12.2018 - 13:09

Albert Ajnshtajni ka qenë i distkuar shumë jo vetëm për shkencën por edhe për polemizmin që ai krijonte për pacifizmin apo për mënyrën si e konceptonte ai jetën. Një nga këto çështje është dhe ajo për Zotin. Kjo letër pritet të kapë vlerën 1.5 milion dollarë.

Pritet ankand rekord për “Letër për Zotin” nga Albert Ajnshtajni shkruar në vitin 1954, i cili do të nxirret sot në ankand nga shtëpia e ankandeve Christie

“Fjala Zot për mua nuk do të thotë asgjë, veçse shprehje e dobësisë njerëzore. Bibla një koleksion legjendash të lashta, por ende primitive”. Kështu shkruante Albert Ajnshtajni, në atë që më pas shtegtoi nëpër shoqëri si “Letra për Zotin” shkruar në vitin 1954 filozofit gjerman Erik Gutkind.

Letra për Zotin

Një faqe e gjysmë letre shkruar në gjermanisht, dërguar në vitin 1954 filozofit gjerman Erik Gutkind, i cili kishte publikuar së fundmi librin “Zgjidh jetën: thirrja biblike për revoltë”, një dokument përkrahës i ideologjive fetare që Ajnshtajnit nuk ia mbushnin mendjen.

Në të vërtetë, pseudonimi i dhënë në letër pritet të jetë çorientues, pasi nuk kemi të bëjmë me një traktat fetar, por thjesht për një koment mbi librin e mikut filozof.

“Pikëpamjet e Ajnshtajnit mbi besimin dhe fenë kanë qesh shpesh objekt debatesh, – shprehet Ëalter Isaacson, autori i biografisë së çmimit Nobel në fizikë, – askush nuk duhet të mbështetet vetëm tek një letër për të zgjidhur dyshimet rreth idesë së Ajnshtajnit për ekzistencën e një qenieje supreme”.

Sipas Isaacson, Ajnshtajni nuk ishte ateist: “Por ai nuk besonte në një Zot që vinte vërdallë duke përzgjedhur  ekipet sportive apo njerëzit e tij të preferuar”.

Ankand rekord

Letra do të nxirret sot në ankand nga Christie’s dhe shifra pritet të jetë rreth 1,5 milionë euro. Letra, e cila u shfaq në vitin 2008, mbeti deri tani në duart e familjes Gutkind, ishte propozuar tashmë për ankand në maj 2008 në Londër, kur një blerës i mbetur anonim sfidoi ateistin e famshëm britanik Richard Daëkins duke paguar 404 mijë dollarë për dokumentin.

Nuk është letra e parë e Ajnshtajnit që nxirret në ankand me shifra astronomike, në vitin 2002 një mesazh i tij drejtuar presidentit Frenklin Delano Ruzvelt, në të cilin babai i fizikës moderne e paralajmëronte për rreziqet e pasigurta në “ndërtimin e bombave jashtëzakonisht të fuqishme” siç janë bomba atomike arriti 2,1 milionë dollarë nga Christie’s

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!