Protesta te Unaza e Re në kryeqytet ka shënuar këtë të enjte ditën e 54.
Banorët, të cilët prej kohësh kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, u vendosën për rreth 1 orë në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Këtë të enjte, ata shtruan 6 kërkesa:
Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;
Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;
Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;
Ulja e çmimit të karburantit dhe rritjen e cilësisë së tij;
Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;
Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.
Nga megafoni i protestës u njoftua se ditën e nesërme, banorët do ti bashkohen protestës së diasporës para kryeministrisë.
Deputetë të opozitës ishin në mbështetje të protestës. Ligjvënësi demokrat Klevis Balliu u bëri apel qytetarëve ti bashkohen protestës së banorëve të “Unazës së Re”.