Ka nisur dita e gjashtë e Lëvizjes Studentore që ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe.
Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.
Studentët i kanë dorëzuar një listë me 8 kërkesa Ministrisë së Arsimit dhe i kanë dhënë ultimatum deri të martën për plotësimin e të gjitha kushteve.
Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, kartë studentore me përfitime lehtësuese, rishikim të kurrikulave shkollore në universitete; komision në universitet që të mbrojë të drejtat e studentëve etj.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët për dialog në një lidhje live në “Facebook” në 11:00.