MENU
klinika

“Më pickoni, më pickoni!”

Dua Lipa realizon ëndrrën, kjo është arritje…

03.12.2018 - 21:34

“Më pickoni, më pickoni, më pickoni. Ëndrra ime u bë realitet”.

Kështu e ka përshkruar Dua Lipa realizimin e ëndrrës së saj pasi përfundoi në kopertinën e revistës prestigjioze “Vogue”.

Emrat më të mëdhenj të muzikës në botë ndër vite janë bërë pjesë e kopertinës së kësaj reviste, por të arrish deri aty nuk është aspak e lehtë.

Dua Lipa

Pas shumë sukseseve në karrierën e saj, Dua Lipa duket se i ka përmbushur më së miri kriteret për këtë arritje. Edhe pse në një moshë fare të re, Dua është kthyer tashmë në një prej zërave më të pëlqyer në të gjithë botë, por edhe një imazh mjaft i kërkuar në botën e modës.

LONDON, ENGLAND – MAY 30: Dua Lipa and Isaac Carew leaving Soho House Frith Street on May 30, 2018 in London, England. (Photo by Mark R. Milan/GC Images)

Megjithatë, intervista për këtë revistë ende nuk është publikuar dhe tashmë na mbetet vetëm të presim, ku me siguri Dua nuk ka hezituar të flasë edhe për vendlindjen e saj, Kosovën.