MENU
klinika

Emrat

Durrës/ Ishin kthyer tmerri i qytetit, arrestohen dy ‘skifterat’

01.12.2018 - 20:39

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, përgjegjës për 3 vjedhje në qytetin e Durrësit.

Policia raporton, se janë arrestuar 30-vjeçari Xhani Ymeri dhe 27-vjeçari Ekilian Bili, të dy banues në qytetin e Durrësit.

Të dy shtetasit në fjalë dyshohen si përgjegjës për vjedhjen e 200 mijë lekë të vjetra në lagjen Nr.8 të këtij qyteti, ku paguheshin gjoba.

“Shtetasit e mësipërm ditën e sotme , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë (të vjetra). Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës. Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale; një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë; dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e shtetases A.Ç; doreza, pinca dhe kaçavida.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim ” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal”, njofton policia.