MENU
klinika

Detajet

Dy persona mbyten në rezervuarin e Bradomirës

30.12.2018 - 16:35

Sot në Pogradec dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Bradomirë.

Ata kanë gjetur vdekjen teksa ishin duke peshkuar. Dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.