MENU
klinika

Objekte të lashta

E pabesueshme çfarë u zbulua në një faltore mijëravjeçare në Peru!

23.12.2018 - 18:51

Në veri të Perusë arkeologët kanë zbuluar një faltore që mund të jetë e vjetër më shumë se 1 000 vite. Media peruane njoftoi se në të gjendeshin kufomat e 18 qenieve njerëzore dhe disa lamave. 

Sipas përgjegjësit të ekipit të studiuesve, Edgar Bracamonte, i cituar edhe nga agjencia zyrtare peruane e lajmeve, Andina, “Ky varr ceremonial, në formë d-je, u zbulua në faltoren Santa Rosa, që është ndërtuar mes viteve 800 dhe 900 pas Krishtit, në provincën e Çiklajos në rajonin e Lambajekës”. 

“Ky zbulim lidhet me arkitekturën ceremoniale dhe politike të kulturës Huari me origjinë nga Ajakuço, në rajonin e Andeve dhe që u shtri nga brigjet deri në pyjet e Kuskos”, shpjegon arkeologu. 

“Faltorja është ndërtuar me tulla balte të papërpunuara, të lidhura mes tyre po me baltë. Brenda dhe jashtë faltores kishte 18 trupa të varrosur, gjashtë gra dhe 12 burra, që mendohet se janë sakrifikuar”, sipas Bracamonte. 

“Duke parë mënyrën se si janë varrosur, kufomat e gjetura përkojnë me periudhën përfundimtare të civilizimit Huari në veri”, gjithnjë sipas arkeologut.

Sipas tij, kufomat e gjetura në këtë faltore mijëravjeçare, me kokë të prerë dhe duar të lidhura, i përkisnin komunitetit të një kulture tjetër.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu objekte prej metali, vathë prej druri, lugë, shigjeta me gurë vullkanik madje edhe minerale që gjenden në rajonin e veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit