10.12.2018 - 11:12
Studentët e Universitetit të Gjirokastrës ‘Eqerem Cabej’ kanë nisur edhe sot ditën e dytë të protestës së tyre në rrugët e qytetit dhe para universitetit.
Ata kanë mbështetur protestën e studentëve në Tiranë me parulla të tilla si “Tirana jemi me ju”, “bashkimi bën fuqinë”.
Ashtu si në gjithë protestat studentore që kanë përfshirë Shqipërinë edhe studentët e Gjirokastrës kanë kërkuar tarifa më të ulëta dhe kushte më të mira jetese.
Gjithashtu ata kërkojnë që protesta e tyre të mbahet jashtë politikës.