MENU
klinika

Detajet

Emrat/ Ngrihet KLP, Gjonaj: Përzgjedhje transparente e 6 prokurorëve

12.12.2018 - 10:11

Përmes një statusi në Facebook, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar për zgjedhjen e gjashtë anëtarëve nga radhët e prokurorisë që do të formojnë institucionin e parë të dalë prej reformës në drejtësi, Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gjonaj shprehu vlerësimin e saj maksimal për mbledhjen, procesin e votimit, i realizuar sipas saj me transparencë dhe përgjegjshmëri të lartë por edhe për anëtarët e përzgjedhur për në KLP.

“Një përzgjedhje cilësore për 6 prokurorët që do të jenë anëtarë të KLP, të cilët me vlerat, përvojën e kontributin e tyre do t’i japin jetë qeverisjes së ardhshme të prokurorisë, zbatimit me sukses të reformës në drejtësi. Suksese në detyrën e tyre shumë fisnike e me shumë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë”, shprehet ministrja në statusin e saj në Facebook.

Ministrja shtoi se kishte bindjen se të njëjtën përgjegjshmëri dhe qytetari do të tregojnë sot edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj-së.

Prokurorët që fituan të drejtën të jenë pjesë e KLP-së janë: Besnik Cani (Prokuroria e Elbasanit), Gent Osmani (Prokuroria e Krimeve të Rënda), Antoneta Sevdari (Prokuroria e Tiranës), Bujar Sheshi, Arben Dollapi (Prokuroria e Apelit), Kostaq Beluri (Prokuroria e Përgjithshme).

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës