MENU
klinika

Erdogan i zemëruar!

Turqia ‘shpinën’ Evropës: S’ka më leksione nga ju

11.12.2018 - 12:16

Turqia nuk është një vend ku mund të gjenden probleme në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan më 10 dhjetor.

“Askush nuk mund të na jape leksione për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë”, tha Erdogan, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë franceze ndaj protestave të “Jelekëve të Verdhë ” në të gjithë vendin.

Vërejtjet e tij erdhën në 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara.

“Ata që na kritikuan për çështjet e të drejtave të njeriut gjatë protestave të Parkut Gezi u bënë të shurdhër dhe memecë për atë që po ndodh në Paris. Ju e keni ngritur gjithë botën në këmbë gjatë protestave të Parkut Gezi. Bëni të njëjtën gjë tani. Por ata nuk do ta bëjnë, sepse nuk kanë ndershmëri dhe sinqeritet “, tha Erdoan.

Erdogan tha gjithashtu se kolonialistët kishin qëndruar në heshtje përballë “atyre që vdesin urie në Afrikë”. “Ne nuk jemi të vendosur në listat e ndihmave humanitare, sepse ne jemi të pasur. Sepse se kemi zemra flori”, shtoi ai.

Duke kujtuar përpjekjen e grushtit të shtetit 2016, Erdogan tha: “Asnjë qytetar turk nuk keqtrajtohet për shkak të përkatësisë etnike, mënyrës së veshjes apo mendimit të tyre”. “Ata që kanë folur kundër demokracisë turke në çdo rast të mundshëm po përballen tani me gjyqet e tyre. Tani, askush nuk ka guxim të mësojë Turqinë për demokracinë, “tha ai.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu më 9 dhjetor bëri kritika të ngjashme rreth protestave në Francë. Çavuşoğlu tha se ishte kundër vandalizmit, por kritikoi forcën e tepruar të përdorur nga policia franceze kundër protestuesve dhe vuri në pikëpyetje qëndrimin e BE ndaj Francës.

Duke folur në një ceremoni të çmimeve të Shoqatës së Gazetarëve Antalia, diplomati më i lartë i Turqisë komentoi mbi protestat e fundit në Francë.

“Ne jemi kundër vandalizmit, por forca e tepruar e përdorur nga policia franceze është me të vërtetë një mësim. Qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i vendeve është gjithashtu një mësim. Qëndrimi i shtypit në këtë kontekst është një fatkeqësi e plotë. Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi,” tha ai.

Çavuşoglu shtoi se Franca duhet të kritikohet për zbatimin e politikave që shkelin standardet dhe vlerat e BE.

Ministri i jashtëm turk tha se, pavarësisht protestave të fundit në Evropë, kontinenti ishte ende vendi më i qëndrueshëm në krahasim me botën, dhe se shpresonte që protesta të përfundonte shumë shpejt.