MENU
klinika

Importi i energjisë

Fatura arrin në 12.7 milionë euro

06.12.2018 - 15:10

Në dy muajt e fundit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpenzuar 12.7 milionë euro për blerje energjie. Ulja e prodhimit në vend dhe rritja e kërkesës për energji gjatë muajve të dimrit ka vënë në vështirësi OSHEE.

Për të mbuluar nevojat për gjysmën e parë të dhjetorit, OSHEE ka hapur një procedurë tjetër, për importin e afro 82 GWh energji elektrike.

Viti 2018 kishte qenë i mbarë për prodhimin e energjisë elektrike, të paktën deri në fund të muajit shtator. Shifrat e prodhimit ishin ndjeshëm më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Jo vetëm kaq, por prodhimi i lartë i energjisë u bë edhe shtysa kryesore e rritjes ekonomike mbi 4% për gjysmën e parë të vitit.

Por, vjeshta e thatë solli edhe njëherë në vëmendje problemin e mungesës së diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

OSHEE është detyruar t’i drejtohet importit, çka, mes të tjerash, do të sjellë edhe përkeqësim i rezultateve financiare, sepse kosto e energjisë së importuar është disa herë më e lartë krahasuar me energjinë që prodhohet në vend.