06.12.2018 - 11:30
Vjedhja e boçeve të pishës në mënyrë të paligjshme ka bërë që drejtuesit e Ndërmarrjes Pyjore në Fier të zhvillojnë kontrolle të vazhdueshme.
Boçet e pishës shkojnë për eksport dhe vetëm në 3 muaj është marrë në mënyrë të jashtëligjshme një sasi e konsiderueshme. Nga Cakrani, drejtuesit e Pyjores kërkojnë ndërprerjen e këtij fenomeni.
Konstatimi i dëmeve në masivet pyjore me qëllim parandalimin e këtij fenomeni, i ka sjellë një dëm të konsiderueshëm financiar Bashkisë së Fierit.
Ndërkohë që fenonemi tjetër shqetësues, ai i prerjes në mënyrë masive të pyjeve për dru zjarri, është zvogëluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Operacioni i policisë