MENU
klinika

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Fillon procesi i përzgjedhjes së trupës gjyqësore në Berat e Korçë

22.12.2018 - 16:43

Në disa gjykata në shkallë vendi, ka filluar procesi i përzgjedhjes të zëvendëskrytarëve të gjykatave si dhe trupave gjyqësore të tyre.

Ky proces ka filluar në gjykatat e rretheve gjyqësor Berat dhe Korçë, por do të pasojë menjëherë edhe në të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, informon Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një njoftimi për shtyp.

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme, nëpërmjet një votimi, procedurë e cila është e mirëpërcaktuar në rregulloren e miratuar nga KLGj-ja.

“Këshilli Lartë Gjyqësor thekson që zgjedhja e organeve drejtuese në gjykata, do të jetë një përparësi e punës së tij, duke garantuar kështu, një përmbushje të detyrave dhe funksioneve të gjykatave për pasojë dhe një mbështetje të funksionimit të sistemit gjyqësor në vend.

Për shkak të rëndësisë së madhe që ka organizimi i këtij procesi, ka caktuar që disa anëtarë të tij të ndjekin nga afër zhvillimin e mbledhjeve të përgjithshme në këto gjykata” informon Këshilli i Lartë Gjyqësor.