Harvey Weinstein përmendet sërish në gjykata. Një aktore e ka akuzuar se e ka detyruar të kenë një marrëdhënie orale. Ish-producenti ishte mburrur duke thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale me Jennifer Lawrence.
Aktorja reagoi pas ngjarjeve të fundit, ku në media doli se Weinstein kishte përmendur emrin e saj, për t’u mburrur ndaj një aktoreje të re për të përfituar prej saj. Sipas denoncimit, Harvey Weinstein ndërsa e kishte detyruar të kryenin seks oral, i kishte thënë: “Kam fjetur me Jennifer Lawrence dhe shiko ku është ajo tani. Sapo fitoi një çmim “Oscar””.
Lawrence lëshoi një deklaratë, ku mohon çdo lloj marrëdhënie seksuale me ish-producentin hollivudian”.
“Më vjen shumë keq për të gjitha femrat që kanë qenë viktima të Harvey Weinstein. Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie tjetër me të përveçse atyre profesionale. Ky është një shembull i taktikave grabitqare të tij dhe mashtrimeve të përdorura për të tërhequr pretë”.
Aktorja që e ka denoncuar, që nuk e zbulon emrin, thotë se e ka takuar Weinstein në “Sundance Film Festival”, në vitin 2013. Tha se kishte shkuar në suitën e tij në “Waldorf Astoria Park City”, ku ai ishte futur me forcë në banjën që ajo po e përdorte. Avokatët e Weinstein e kanë mohuar vazhdimisht natyrën jokonsensuale të marrëdhënieve të producentit me gratë.