Menu

Detajet e reja

Flet vrasësi i futbollistit: E vrava pa dashje

05.12.2018

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së 18-vjecarit shqiptar mbrëmë në Kavala të Greqisë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Mësohet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isa nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

marios isa greqi

Viktima dhe autori kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi janë larguar nga një kafe, janë zënë mes tyre për motive që ende nuk bëhen të ditura.

Autori ka thënë se nuk donte t’a vriste Marios Isain, por në konflikt e sipër vrasja ndodhi gabimisht.

18-vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba dhe aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala. I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje.