MENU
klinika

Nga Elvana te sëmundja...

Flori Mumajesi rrëfen dashurinë e vërtetë

02.12.2018 - 21:04

Në studion e “Këngës Magjike”, Flori Mumajesi ka rrëfyer shumë të pathëna për jetën e tij. Nga Elvana Gjata te sëmundja e përfolur së fundmi në mediat, Flori nuk ka hezituar aspak të jap përgjigje.

Kohët e fundit kantautori shqiptar është përfolur jashtë mase në mediat rozë. Si fillim këngët e Flori Mumajesit që janë pothuajse të gjitha balada që i dedikohen një dashurie të shkuar, u supozuan që ishin të gjitha dedikime për Elvana Gjatën, ish-të dashurën e tij.

Ai foli për herën e vetme që ka dashuruar dhe tha: “Ta them njëherë e mirë, përgjigja ime është po, kam rënë në dashuri një herë të vërtetë. Besoj se njeriu një herë dashuron në jetë. Po kam dashuruar dhe nuk ka të bëjë fare me showbiz-in. Jeta ime s’ka filluar dje a pardje dhe nuk mbaron sot.”

Më tej, sqaroi edhe thashethemin në lidhje me sëmundjen që këngëtari kishte në mëlçi. “Jam shëndoshë e mirë,”- tha producenti. I pyetur në lidhje me një tjetër aludim që ngritën pothuajse të gjitha mediat, se Mumajesi është babai i fëmijës që sapo ka sjellë në jetë pornostarja me origjinë shqiptare Alby Rydes, këngëtari tha se nuk ka lënë askënd shtatzënë.

Në fund shtoi: Falë disa njerëzve që kam takuar në jetë, më ëshë dashur të ndërtoj mure, që të mos më thyhet më besimi. Janë mure me themele të fortë. Unë vazhdoj të besoj, edhe pse jam zhgënjyer. Ndonjëherë mendoj se është mirë të kesh mure”.

Zhgënjimet që ka marrë nga shoqëria

Stresi rrëfehet haptazi në shtëpinë e BBV Kosova

Çfarë shkruhet për reperin e njohur

Don Xhoni ‘shënjestrohet’ nga mediat serbe

Shoqe e ngushtë me ish-in e bashkëshortit!

Çfarë po kurdisin JLo dhe Jennifer Garner

Pas deklaratës së bujshme, reagon këngëtarja serbe

“Shaqiri dëgjon këngët e mia para ndeshjes…”!