MENU
klinika

Propozimet

Fuga: Dialogu Rama-studentë nuk mjafton

15.12.2018 - 20:07

Akademiku dhe profesori , Artan Fuga ka komentuar protestën e studentëve, ndërsa shtoi se kjo është një situatë shqetësuese kur sheh pjesën e të rinjve prej afro dy javësh në rrugë.

PROTESTA

“Gjëja e parë që dua të them sot, është se situata e shoqërisë shqiptare sot dhe e kombit në përgjithësi, që rinia universitare që është në rrugë është një thirrje shumë e madhe për ata që kanë përgjegjësi për integrimin e saj në shoqëri. Qeveritarët, nëpunësit, drejtuesit të ministrisë së arsimit, bordet, senatet, pedagoget të rrimë nëpër shtëpitë tonë, pa u shprehur dhe pa qenë të shqetësuar për këtë çështje. Sot kam një shqetësim shumë të madh, është momenti që ne duhet ta kuptojmë. Nuk është një ditë, por po bëhen një javë. Kjo nuk mund të vazhdojë më.”

DIALOG RAMA-STUDENT

“Është padyshim që midis rinisë, mes politikave qeveritare, por edhe institucioneve ka një humbje besimi. Ka një lloj bjerje e atij mirëkuptimi që duhet vendimet sa më shpejt. Ka një ngërc në këtë marrëdhënie.

Nuk dua t’i shtojë edhe më shumë elementë të ngatërruar kësaj pazzle, por dua të them që nga ana e zotit kryeministrit kërkohen përfaqësues të dialogojë, sepse është e pamundur të dialogojë dhe ky nuk është mekanizmi i duhur përball një mase të tillë. Studentët kanë kërkesa të ndryshme, ka pikëpamje të ndryshme, politike dhe jo politike dhe nuk mund të presësh që ato në dhjetë ditë të kenë një mirëkuptim.

Nuk mjafton vetëm një dialog Rama-student, unë propozoj një kuvend ku të marrin pjesë shumë aktorë për kanë vendimmarrje në arsim, që të shfrytëzohet për të gjetur shumë problematika.”

LIGJI I ARSIMIT TË LARTË:

protesta e studenteve-konica.al

“Unë di që nga 8 kërkesat, 4 kërkesat janë për amendimin e ligjit të arsimit të lartë. Ka një çarje mes bordeve, çarje brenda administratës, profesorët nuk kanë kompetenca brenda fakulteteve.

Unë nuk e di që një institucion të funksionojë i carë. Sado para t’i hedhësh këtij sistemi ai sistemi nuk funksionon. Shumë mirë që të rritet në 5% GDP për arsimin, por kjo duhet të shkojë me reformimin e sistemit. Është njësoj si t’i hedhësh naftë të mirë një makinë që nuk ka motor, apo nuk ka timon.”