Burime pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se një grup i ngushtë pranë kreut të qeverisë po punon për të përgatitur dialogun me studentët. Burimet theksojnë se në draftin e përgatitur do të ketë element surprizë, që pritet ti shtohen kërkesave të studentëve.
Kryeministri Rama bëjnë të ditur burimet është gati për të plotësuar 8 kërkesat e studentëve, por kjo sapo të nis dialogu me ta.
Mësohet se është përgatitur një draft i uljes se tarifave që shkon përtej kërkesës së studenteve dhe që pret firmën e Ramës për te shkuar drejt Kuvendit.
Po ashtu mësohet se grupi i punës së Kryeministrit ka punuar për të gjitha pikat e tjera, në pritje të studenteve qe duan te dialogojnë. Burimet konfirmojnë gjithashtu se pa u hapur dialogu, kryeministri nuk ka ndërmend te lëvize nga pozicioni i tij.