MENU
klinika

Heshtja merr fund

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi konfirmojnë lidhjen në “dasmë”

17.12.2018 - 20:10

Prej muajsh të tërë është folur se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në një lidhje, por një ditë më parë nuk kishte pasur asnjë konfirmin, i cili erdhi pikërisht në “dasmën” e Adrian Gaxhës dhe Mimoza Shkodrës, e cila u organizua vetëm në kuadrin e një emisioni në Kosovë.

Në fakt, shou televiziv “Një kafe me Labin” ka publikuar edhe prapaskenat e festës së organizuar disa ditë më parë dhe në një pjesë të videos mund të dëgjojmë edhe konfirmimin e vetë Gencit, i cili pranon lidhjen me Enin.

Po kemi vendosur që mos ta fshehim dashurinë tonë. Ne kemi ardhur bashkë në këtë ngjarje, sa do që është e trilluar”, ka pohuar Genci.

Theksojmë se çifti gjatë muajit të kaluar këngë e re të përbashkët të titulluar, “Harrove”, i cili deri më tani është shikuar mbi 2.1 milionë herë në YouTube.