Një 18 vjeçar nga Shqipëria me banim në Kavala të Greqisë është vrarë në zonën “Ajo Gjeorgjiu”, rreth orës 22:00 të mbrëmjes me dy të shtëna armësh.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti trupin e pajetë të të riut shqiptar, i cili sipas të dhënave jetonte prej vitesh bashkë me prindërit në Kavala.
Policia bëri të ditur se viktima ka dy goditje më arme zjarri nga afër gjë që ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.
Në dorën e viktimës janë gjetur disa kartmonedha 50 euroshe. Një gjë e tille sipas policisë largon mundësinë e një grabitjeje dhe lë për të dyshuar se personi mund të kishte probleme te tjera me autorët.
Gjithësi policia bëri të ditur se viktima nuk kishte patur asnjëherë probleme me ligjin. Policia ka bërë disa arrestime përreth zonës së vrasjes dhe prindërit e 18-vjeçarit janë paraqitur në polici për të dëshmuar.
Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavallës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.
Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.