MENU
klinika

Detajet

Greqi, sulm me bombë në televizionin SKAI

17.12.2018 - 09:04

Një shpërthim me bombë ka ndodhur në kanalin televiziv SKAI në Greqi rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja u paralajmërua nga vetë autorët rreth orës 01:50 me një telefonatë në kanalin ‘Antena’.

Nga shpërthimi në televizionin SKAI fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.