18.12.2018 - 07:37
Banorët në një lagje të Hong Kongut pak ditë më parë u bënë protagonistë të një ngjarje aspak të zakontë. Një person hodhi nga ballkoni i apartamentit të tij kartmonedha me vlerë 25 mijë dollarë.
Kalimtarët u nisën të mblidhnin kartëmonedhat që po fluturonin nga ndërtesa e lartë. Autori i kësaj ngjarje ishte Uong Çing-kit, 24 vjeç, dhe njihet si “Mjeshtër Monedhash Virtuale”, pasi ka një kompani që reklamon monedhat digjitale, si Bitkoin.
Por ngjarja nuk u mbyll vetëm me argëtimin e tij, pasi tashmë atij i duhet të përballet me ligjin. Policia e vuri në pranga për prishje të rendit publik.