MENU
klinika

Tragjekomedia moderne

‘’Holli shit’’ zgjon Teatrin Eksperimental në emocione

15.12.2018 - 11:42

Në këtë fundjavë në datat 15 dhe 16 dhjetor në orën 19:00, vjen si një shfaqie që nuk duhet neglizhuar në Teatrin Eksperimetnal Spahivogli tragjikomedia ‘’Hollyshit’’, bazuar te vepra ‘’Gurë në Xhepat e tij’’.

Si mund të jetojë një provincë larg zhvillimeve të qendrave metropolitane në kushtet kur ‘pushtohet’ nga një produksion hollivudian për të xhiruar një film? Kjo është tema dhe pyetja kryesore e një tragjekomedie që në qendër të historisë së saj ka Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi.

Një ndjenjë romantike qenësore lind në këtë situatë ku diku qesh, diku qan në shijet e një ndjesie provinciale të të jetuarit.

Kjo premierë vjen nga regjizori Ilir Bokshi nëpërmjet dy aktorëve nga Kosova, Adrian Morina dhe Ylber Bardhi.

Komedia rrjedh nga përpjekjet e produksionit që të krijojnë një nocion romantik përkundër realitetit si e vërtetë dhe dëshirës për më shumë ndjenja.

Ky është mesazhi më i fortë që në teatër mund të përçojë, të paraqesë një botë të gjerë emocionesh për të kënaqur publikun e vet, të kuptoj veten që zë në në këtë jetë, të kuptojë raportin midis dhimbjes dhe dëshirave, midis qeshjes dhe të qarës, midis dashurisë dhe urrejtjes, dhe kjo kalon aq bukur nëpërmjet dy aktorëve të talentuar të ngjizura nga autorja e veprës Maria Jones.

Shfaqja ka prapavijë një ekip të të dramaturgut Shkëlzen Berisha, asistent regjie-Butrint Pasha, muzika nga Art Lokaj, kostumografe Albulena Borovci dhe producente Albulena Kryeziu.

’’Një spektakël emocionesh nga dy aktorë që nuk zhgënjejnë kurrë’’ shprehet vetë institucioni në lidhje me këtë premierë. Kjo vepër e njohur ka pasur suksese të shumta në hapësirën mbarëshqiptare.

Dy aktorët do të japin një spektakël nëpërmjet shprehjes së një seri personazhesh dhe luajtjesh të një sërë karakteresh ku ndër të tjera shfaqet ajo që duhet të shfaqet dhe mesazhi i vërtetë i një teatri, tragjekomedia. Ata futin e dalin natyrshëm në një seri lloje njerëzish, në ato skuta ku njeriu mund të bëhet sa për të qarë dhe për të qeshur.
Tragjekomedia e trupës nga Kosova ka marrë pjesë në disa festivale dhe teatro të ndryshme në Kosovë si në Teatri AAB “Faruk Begolli; teatri Dodona në Prishtinë; teatri i qytetit Gjilan; teatri “Adriana Abdullahu” në Ferizaj kanë pasur në skenë këtë vepër.

Në “Prishtina Internatinal Theatre” fitojnë tri çmime “Best Play-Media choice”; “Best Play-Student choice” si dhe çmimin kryesor të festivalit “Best Actor”, tashmë “traditë e kësaj shfaqje” për aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi”, shkruan teatri.

Në festivalin “Kokofest” në Korçë këta dy akorë kanë fituar çmimin ‘’Aktori më i mirë’’ u nda për Adrian Morina dhe Ylber Bardhi, si dhe “Regjia më e mirë” e ka fituar regjisori Ilir Bokshi, si dhe çmimi “Aktori më i mirë” u nda për të dy aktorët Adrian Morina dhe Ylber Bardhi.

Shfaqja ka marrë pjesë në “Komediafest” në qytetin e Gjakovës, në “Othello” në Gostivar sërish fitojnë çmimin “Aktori më i mirë” aktorët në shfaqje.

Po si është ngritur karriera profesionale e aktorëve Adrian Morina dhe Ylber Bardhi dhe regjizorit Ilir Bokshi?
Ilir Bokshi lindi më 11 prill 1966 në Gjakovë, studioi gjatë viteve 1993 – 1994 në Bukuresht, për Regjinë Teatrore në Akademinë e Teatrit dhe të Filmit. Ai është një regjizor mjaft i talentuar dhe karriera e tij vazhdon të ngjitet profesionalisht.

Si regjizor Ilir Bokshi ka qenë ideues i ‘’Menaxheria e qelqtë’’ në vitin 2013. Në Prizren në 2008 ai realizon ‘’Togeri i Inishmorit ‘’. Në vitin 2012 ‘’Nata e dymbëdhjetë’’, në vitin 2013 edhe në Teaatrin Kombëtar në tiranë, me ‘’Edipi Mbret’’, në vitin 2015 ai vjen si regjizor në Teatrin Kombëtar të Kosovës me ‘’Ferma e Kafshëve’’ e shkrimtarit dhe filozofit George Oruell.

Tashmë ai vjen me tragjekomedinë ‘’Hollyshit’’ që është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë e K.K. Prishtinës dhe teatri AAB “Faruk Begolli’’.

Ylber Bardhi është një aktor i ri. Ai ka lindur në Gjakovë më 1984. Ai është një aktor i suksesshëm dhe është mjaft i njohur në Kosovë nga publiku. Është diplomuar në Artet e Bukura në Universitetin e Prishtinës, dhe student i apasionuar i Enver Petrovskit, regjizorit të mirënjohur Kosovar. Ai ka ftuar një sërë çmimesh dhe së fundmi fiton në Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Kosovë “Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018) në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB si aktor më i mirë përkrah Adrian Morinës.

Adrian Morina është një aktor shumë i talentuar, me një moshë të re ai ka një karrierë të pasur si aktor. Lindi në Prizrën në 1981. U diplomua në vitin 2004 për aktrim dhe jeta e tij profesionale tashmë është në Prishtinë, në trupën e aktoreve ne Teatrin Kombetar te Kosovës.

Është pjesemarrës në shumë festivale ndërkombëtare si dhe paraqitje të shumta në skena ndërkometare si: Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni, Hungari, Rumani, Poloni, Sllovaki, Çeki, Greqi, Itali, Gjermani, Zvicerr, Francë, Belgjike, Norvegji, Egjipt, Kolumbi dhe Amerikë. Ka marrë pjesë mbi 35 shfaqje teatrore dhe produksione filmi në Multimedia.

Ai është gjithashtu pjesëmarrës si aktorë filmash, të shkurtër, programeve argëtuese Show në TV të ndryshme në ksovë, si dhe aktor në seriale të ndryshme serialesh. Gjithashtu është nismëtar dhe themelues i teatrove të ndryshëm, si në Prizren në Teatrin Profesionist në vitin 2006-2006, ODNA në 2005-2006, si dhe drejtor kreativ në ORION në 2010, si dhe themelues në vitin  2002-2005 Festivali Nderkombetare i Studenteve ‘’SKENA UP’’.

Ja pse fundjava nuk duhet t’ju shpëtojë në monotoninë e përditshme! Ajo mund të vijë bukur duke shijuar nëpërmjet emocioneve në magjinë e dy aktorëve në Sallën Molierë, në Teatrit Ekserimental në datat 15 e 16 në orën 19.

nga Eugent Kllapi

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit