MENU
klinika

Opozita

Humbin amendamentet, shpëtojnë mandatet, dhe largohen nga Kuvendi

13.12.2018 - 10:54

Pas 5 muajsh opozita thyen bojkotin e Kuvendit dhe rikthehet në Kuvend. Katër deputetë të PD dhe katër të LSI morën pjesë sot në seancë plenare.

Nga deputetët e PD në seancën e sotme morën pjesë Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku dhe Ervin Salianji. Ndërsa nga LSI, Floida Kërpaçi, Luan Rama, Petrit Vasili dhe Kejdi Mehmetaj. Deputetët ishin në limitet e djegies së mandatit prej mungesës së gjatë në Kuvend. Sipas afateve ligjore dhe rregullores së Kuvendit, mandatet skadojnë në datën 15 janar.

Shkas për thyerjen e bojkotit u bë protesta e studentëve dhe amendamentet e depozituara një ditë më parë nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë.

Amendamentet u depozituan në Kuvend nga deputetet Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa Kryemadhi tha se “beteja” do zhvendosej në Kuvend për të mbështetur studentët dhe duke paralajmëruar njëherazi kështu edhe thyrjen e bojkotit të Kuvendit.

Pas nisjes së seancës, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deputetët për propozimet e LSI dhe pas fjalimeve të Kejdi Mehmetajt, Luçiano Boçit dhe Luan Ramës nga LSI dhe përgjigjes së kryeministrit Edi Rama, Kuvendi refuzoi amendamentet me votat e maxhorancës.

Ndërsa deputetët e opozitës braktisën seancën në shenjë proteste.

Rama tha sot në seancën plenare se protesta ishte një mësim për qeverinë. Kryeministri ironizoi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe tha se kjo e fundit, me ndryshimet që do bëhen në arsim, do ngelet pa titullin e doktoraturës, por vetëm me cizme në dorë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës