MENU
klinika

 Shkrimtari Gazmend Kapllani

“I keqi i vetes”, trilli kafkian i letërsisë shqiptare

11.12.2018 - 14:16

Në datën 10 dhjetor në darkë, në librarinë ‘Tirana Times’ u promovua libri i ri ‘’I keqi i vetës’’, i autorit Gazmend Kapllani. Ai aktualisht jeton në Boston. Ai është gazetar, poet, romancier. Ka qenë pedagog në universitete të Athinës. Romani vjen në logon e shtëpisë botuese Albas.

Promovimi i librit të Gazmend Kapllanit erdhi si një dialog letrar midis tij dhe Visar Zhitit, një shkrimtar të dënuar në Spaç që e ka kaluar kalvarin e gjatë të dhimbjeve, intrigave, absurdit, paradoksit të një vendi në një ideologji komuniste. Pikërisht ky libër ka në subjekt periudhën e komunizmit me dramën e një familjeje të mbrutjur në këtë lloj ideologjie.

Për librin e ri ‘’I keqi i vetes’’shkrimtari Zhiti shprehet me një pozitivitet të lartë si një letërsi e vërtetë postdiktatoriale e shekullit të XXI si vepër e përbotshme.

Po çfarë shpreh subjekti i këtij romani?

Romani tirret në një trill imagjinues ku Frederiku dhe Karli janë dy vëllezër nga qyteti Ters në Shqipëri. Ky është një qytet imagjinar në një shumësi të qyteteve të Ballkanit.

Në shtëpinë e tyre ka ndodhur gjëma. Babai i tyre ka vdekur. Për këtë arsye Karli është kthyer nga emigrimi për të varrosur babain.

Babai në jetën e tij, një njeri me pikëpamje komuniste të regjimit të kaluar, për ta legjitimuar këtë, ai djemve të tyre ua ka vënë emrin Karl Marks dhe Frederik Engelsit, dy filozofëve më të rëndësishëm të ngritjes së ideologjisë komuniste dhe idhujve të kohës së monizmit në Shqipëri.

Por babai, sa donte t’i bashkonte fëmijët, kishte kontribuar që në varrosjen e tij të hapeshin plagët e mëdha, të zhvarrosnin të gjitha nostalgjitë e dikurshme dhe t’i nxirrnin mbi dhe, që të ndillnin mëri të vjetra dhe të zeza si vetë koha e atëhershme, kujtimet e vjetra të rebelimit dhe të gjitha këto sjellin keqkuptime të reja në ato të stivosurat, keqkuptimet e vjetra.

Karli dhe Engelsi janë dy të kundërta në roman, ashtu si vetë ideologjia e dialektizmit materialist, ashtu dhe ata shpallnin idealeve të kundërta, njëri të rebelimit kundrejt sistemit dhe të arratisurit në dëshirë larg këtij Atdheu të sëmurë, kurse tjetri të nënshtrimit, ideologjisë së bindjes si e vetmja e vërtetë për të mbijetuar në mizerje dhe në nënshtrimin e tipit arketip njeri mbiidealist. Pra njeriut unikal dhe të përsosur të botës në një shoqëri idealiste dhe të përsosur të botës që në vetvete sillnin shtirje, në dramat dhe tragjeditë e tyre të pafund, në një epokë që e kishte emrin komunizëm.

Vëllai i dytë do harresë, do t’i shmanget këtij arketipi të vjetër që e mundon gjithmonë sa herë që zgjon nostalgji. Ai do ta heqë këtë unideal të vjetër, do ta harrojë. Këtu të dy këta vëllëzër janë të kundërta dhe të destinuara për të qënë bashkë, njësoj si dialektika e të kundërtave të Hegelit ata janë të destinuar të përballen deri sa të nxjerrin një përfundim.

Por njeriu i gënjyeri i kohës së atëhershme, babai, ishte përcjellë tashmë në varr. Kjo dialektikë do ta shpjerë lexuesin në katër qytete të tjera të Europës dhe të Amerikës dhe sigurisht guri i rëndë ri në vendin e vet, në qytetin Ters, aty ku çdo gjë pagëzohet me tragjedi.

Filozofia e autorit është e qartë, ngado të rrotullohesh nëpër botë do përfundosh përsëri te vetvetja, aty ku ke lindur dhe je brymosur si karkater, aty ku është jetuar jeta dhe aty ku gjërat e vjetra janë lënë peng për të ardhmen. Dhe e ardhmja e ka vendin gjithmonë aty, te qyteti Ters për të përfunduar dialektikën e librit dhe te njeriu për të gjetur vetveten.

Ky libër sjell njëkohësisht shumë peripeci të dy paraleleve të kohës dhe të vendeve, të dy llojeve të menduara, sjell fantazi dhe një realitet që një shoqëri e tërë shqiptare e ngërthen në absurdin e një mase komike që sa më fort fsheh dramat e saj, me po të njëjtën forcë ndodhin tragjeditë, një vend ku shoqëria ndjell dashuri, dhimbje, kujtesë, absurd, metaforë, simbole, një grotesk të tërë të një jete të pajetuar, një jetë të fshehur dhe të jetuar keq, një prototip i një shqiptari të tejkaluar sa dhe të mbërthyer në pranga, brenda një muri që quhet Ters.

Boyd Tonkin nga Indipedent shprehet se ”Gazmend Kapllani është një shkrimtar që sjell një risi në tregun botëror të librit, është i vlerësuar nga kritika ndërkombëtare, “Kapllani trajton absurditetet e nacionalizmit në Ballkan dhe kudo me humor të hidhët, zgjuarsi dhe thellësi filozofike”.

Sipas Zhitit ky libër është i çmuar, i bukur tragjikisht, dhe marramendës, me të papritura, i prajshëm, me plot fshehtësi poezie e humor të zi si realiteti”. Ai shhprehet se ky roman ka frymë dostojevskiane, trishtim kafkian, është një sagë e mrekullueshme ballkanike.

Më 12 dhjetor, ora 12:00, do të mbahet një promovim në universitetin “Fan Noli” në Korçë, kurse më 13 dhjetor të mbahet në Shkodër me nxënës e student.

Më 14 dhjetor përmbyllet në Fakultetin Histori-Filologji, Tiranë, për të bashkëbiseduar me studentët.

Mënyra filozofike si ndërthuret mbetet është një vlerë që ngelet e do shfletuar herë pas here. Duhet të jetë në bibliotekën personale të atyre që duan të zbulojnë filozofinë e dramave shqiptare në roman.

Nga Eugent Kllapi

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB