MENU
klinika

Policia gardh midis dy palëve

“Ikni”/ Studentët refuzojnë bashkimin me banorët e “Astirit”

08.12.2018 - 12:27

Studentët vijojnë sot protesten e nisur prej disa ditësh tashmë, nderkohë që sot kjo protestë përkon edhe me 8-dhjetorin.

protestues-konica.al

Banorë të zonës se Astirit kanë dashur të bashkohen me studentët protestues te Ministria e Arsimit, por kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre. “Nuk duam, nuk ju pranojmë, nuk duam politikë”-thonë protestuesit studentë, të cilët nuk duan të bashkojnë kauzat, pasi janë çështje të ndryshme.

protestues-konica.al

Për një moment ka pasur përplasje dhe konfrontim mes tyre dhe ka ndërhyrë policia.

Ndërkohë që banorët e Astirit i kanë bërë thirrje të bashkohen, pasi aty janë si qytetarë dhe prindër studentësh. “Nuk jemi me politikanë këtu me vete, shikoni, jemi prindër, une kam djalin student, ma ka ndaluar policia”- thotë një nënë.

Ashtu si kishin paralajmëruar ka nisur tashmë grumbullimi i studentëve, kanë marshuar duke shmangur Kryeministrinë dhe më pas janë vendosur para Ministrisë së Arsimit.

Pavarësisht shiut studentët vazhdojnë protestën para Ministrisë së Arsimit. |Nuk na ndal shiu/ Nuk na ndal bora/Ne jemi studenta, juve jeni horra”, janë vargjet që bërtasin ata në kor.

Studentët vijojnë të qëndrojnë para ministrisë me thirrje për protesta: “O ministre që s’di këndim je ministre për Arsim” thërrasin studentët.

Te tjera thirrje janë: Bashkohuni me ne, jemi shumë, nuk tërhiqemi!