MENU
klinika

48 orë në kryeqytet

“Independent”: Vendet më të mira në Tiranë

28.12.2018 - 18:57

Prestigjiozja britanike “The Independent” së fundmi ka bërë një artikull promovues për Tiranën. Aty përshkruhen vendet më të mira ku duhet shkuar, në rast se vizitoni kryeqytetin e Shqipërisë.

“Shqipëria po shkëputet nga i ftohti. Pas dekadash në izolim, vendi i fundit i pazbuluar europian po shkon drejt modernizimit. Tirana është zemra e këtij plani”, – shkruan “The Independent”.

Sipas saj, nëse shkoni për 48 orë në Tiranë, disa vende duhen parë me patjetër. Në këtë artikull sugjerohet ku mund të kalohet bukur dhe cilat janë restorantet apo hotelet më të mira.

Vendi i parë i sugjeruar është Dajti Ekspres, teleferiku i vetëm në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkan. Përveç sfidave në Parkun e Aventurave (me nivele të ndryshme), aty mund të argëtohesh edhe me sporte të tjera, tipike për njerëzit aventurierë. Ky vend përrallor gjendet në malin e Dajtit, krejt pranë Tiranës.

Vendi i dytë është Bunk’ Art, një dëshmi e regjimit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Europa tashmë e di se Shqipëria gjatë asaj periudhe ka pasur shumë bunkerë dhe dy prej tyre janë ruajtur me kujdes si hapësira eventesh për artin dhe historinë.

Doni hotel të mirë? “Plaza” nga “The Independent” klasifikohet e para në Tiranë. Aty gjithçka është në nivel të lartë dhe jo më kot dhomat çift nisin me çmim 110 euro. “Theranda” gjithashtu është një vend i sugjeruar, i cili është një hotel me kopsht në lagjen më të famshme tiranase, “Blloku”.

Dhomat nisin me çmime 40 euro. Nuk duhet harruar as Dajti Toëer Belvedere, pra hoteli i kompleksit Dajti Ekspres në malin e Dajtit. Çmimi i dhomave atje është 60 euro. E veçanta e këtij hoteli është se ka një kat të lëvizshëm dhe një pamje fantastike nga qyteti.

Ku të hani? Ka vende plot. “Era Vila” sipas prestigjiozes britanike renditet e para, pasi ka një atmosferë të ngrohtë dhe të bën të ndihesh shumë mirë. I dyti vjen restoranti “Ballkoni i Dajtit”, që do të thotë se rikthehemi sërish në kompleksin Dajti Ekspres. Pamja që ofrohet nga ky restorant modern, i ndërtuar tamam si ballkon në shpat të malit të Dajtit, është marramendëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN