Sarkoidoza është një sëmundje autoimune që çon në inflamacion organet e trupit tuaj.
Gjendja ndodh kur qelizat inflamatore rriten në organe, më shpesh në mushkëri (e quajtur sarkoidoza pulmonare), nyjet limfatike, sytë dhe lëkurë.
Transplanti në një organ mund të jetë i nevojshëm për rastet serioze të kësaj gjendje inflamatore.
Sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive, sarkoidoza shërohet në 50 për qind të rasteve.
Trajtimi i simptomave të saj mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe organeve të tjera.
Shkaqet e sarkoidozës
Shumica e ekspertëve mendojnë se sarkoidoza është rezultat i përpjekjeve të sistemit imunitar për të shmangur një substancë të panjohur, që futet në organizëm.
Kur substancat e dëmshme hyjnë në trup, sistemi imunitar i dërgon qelizat organeve të caktuara për të ndihmuar në shkatërrimin e substancave.
Simptoma të sarkoidozës
Disa njerëz me sarkoidozë përjetojnë fillimin gradual të simptomave me kalimin e kohës, ndërsa disa të tjerëve iu shfaqen simptomat papritmas.
Megjithatë, ndodh që të kuptohet se kanë sarkoidozë kur bëjnë një radiografi për një arsye tjetër.
Shenjat dhe simptomat e sarkoidozës ndryshojnë në varësi të organit që është prekur.
Kur sarkoidoza shfaqet në organe të ndryshme mund të përjetoni:
• Skuqje;
• Skuqje në këmbët tuaja;
• Ethe;
• Probleme me sytë;
• Dhimbje këmbësh;
• Lodhje;
• Nyjet limfatike të fryra;
• Humbje në peshë.
Kur sarkoidoza shfaqet në mushkëri, mund të përjetoni:
• Kollë të thatë dhe vazhdueshme;
• Vështirësi në frymëmarrje;
• Dhimbje gjoksi.
Trajtimi i sarkoidozës
Mjeku juaj do të zhvillojë një plan trajtimi bazuar në simptomat tuaja, në organet që janë prekur.
Nëse preken organe të tilla, si: sytë, zemra ose truri, ju do të keni nevojë për trajtim të menjëhershëm.
Mjeku juaj mund të përshkruajë medikamentet e mëposhtme për të trajtuar sarkoidozën:
Kortikosteroidet zakonisht janë ilaçi i parë i përshkruar. Këto barna anti-inflamatore mund të aplikohen drejtpërsëdrejti në një zonë të prekur të lëkurës, pre një krem, por gjithashtu mjeku mund të përshkruaj tableta, pa përjashtuar edhe mjekimin në mënyrë intravenoze.
Mjekimi ul inflamimin duke forcuar sistemin tuaj imunitar.
Medikamentet anti-malariale mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, problemeve të sistemit nervor dhe niveleve të larta të kalciumit në gjak.
Frenuesit e alfa-faktorit të nekrozës së tumorit (TNF-alfa) mund të jenë të dobishëm nëse trajtimet e tjera për sarkoidozën nuk funksionojnë.
Nëse mushkëritë tuaja ose mëlçia dëmtohen seriozisht nga sarkoidoza, doktori mund të mos ketë zgjidhje tjetër veçse të rekomandojë transplantimin e organeve.