MENU
klinika

Jemi të shtrenjtë

Ja sa kushton arsimi i lartë në Shqipëri

06.12.2018 - 15:27

Në Shqipëri, pagesa për Universitetin, është e barabartë me 7.1% të të ardhurave mesatare mujore për frymë në vend. Kjo shumë nuk përfshin kostot shtesë, pra ato për libra, materiale, tarifa shtesë, si ajo e provimeve të mbartura dhe as kostot e pagesave nën dorë, një praktikë ende mjaft e përhapur në arsimin e lartë në vend.

Në 13 shtet europiane, arsimi i lartë në univesritetet shtetërore është falas. Pjesa dërrmuese e tyre janë ekonomi mjaft të zhvilluara dhe vende me një nivel mirëqënie të lartë. Këto 13 shtete janë: Irlanda, Suedia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Danimarka, Finlanda, Greqia, Hungaria, Norvegjia, Polonia, Sllovenia dhe Çekia.

Sa i përket shteteve në të cilat ka pagesa për universitetet shtetërore, për vendasit tarifat variojnë. Por në krahasim me të ardhurat mesatare për frymë nga paga, vetëm 6 prej tyre janë më të shtrenja se Shqipëria.

Në Francë, tarifa për universitetin është sa 0.7% e të ardhurave mesatare neto për frymë në vit. Në Itali kjo normë është 4.1%, Spanjë 4.8%, Zvicër 2.2%, Belgjikë 3.6%, Islandë 0.7%. Situata ndryshon po të shohim vendet që kanë një ekonomi më pak të zhvilluar.

Rekordin e mban Lituania me 28.7%, e ndjekur nga Mali i Zi me 26.1%, Kroacia me 21.5%, Letonia me 15.1%, Portugalia 9.1% dhe Holanda me 7.7%. Pra, Shqipëria rezulton të jetë ndër vendet me tarifat më të larta për universitetet shtetëore krahasuar  me të ardhurat mesatare për frymë.