MENU
klinika

Williams për antidoping

“Jam nënë, por mbeta duke bërë teste”

07.12.2018 - 18:38

Tenistja amerikane Serena Williams është ankuar sot gjatë një konference shtypi për numrin e lartë të testeve antidoping që i është nënshtruar gjatë 2018-ës dhe ka shtuar se ato po kryhen vazhdimisht në orët e para të mëngjesit.

Unë jam nënë me fëmijë dhe detyrohem të lë foshnjën vetëm për të kryer testin antidoping. Për mua kjo gjë po kthehet në një makth”, tha Serena Williams.

konica sportkonica sport mobile

Njerëzit e antidopingut vijnë në shtëpinë time në orën 5 të mëngjesit për të kryer kontrollin. Unë monitorohem shumë shpesh nga ta, nuk e di nëse kjo gjë ndodh edhe me koleget e mia. Për mua ky sistem është shumë intensiv dhe i bezdisshëm dhe e di që mjaft kolege kanë të njëjtin mendim me mua”, – tha Serena Williams, fituese e 23 grand slam në karrierën e saj.

Serena Williams dhe Simona Halep
Serena Williams dhe Simona Halep

Pikërisht nga lindja e fëmijës ajo e detyrua që mos marrë pjesë në shumë turne, duke humbur kështu edhe vendin e parë në renditjen botërore. Por Williams ka premtuar se do të rikthehet edhe njëherë tjetër në majë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN