MENU
klinika

Aktori zbulon anën e errët

“Kam dhunuar gruan kur ishte shtatzënë!”

07.12.2018 - 18:01

Me një karrierë të jashtëzakonshme në kinematografi, i njohur si një nga aktorët më të mirë të arteve marciale, Jackie Chan ka zbuluar anën e tij të errët në librit e tij të publikuar së fundmi.

“Never Grow Up”, titullohet libri autobiografik i aktorit, në të cilin ai zbulon betejën me alkoolin dhe ka pranuar se ka torturuar djalin dhe bashkëshorten kur ajo ishte shtatzënë. Në këtë botim, aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm. 64-vjeçari shprehet se “fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike”.

Shpeshherë i jepte makinës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze.

Nuk e ndihmonte vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New Yorkut. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat.