MENU
klinika

Deklarata

Kandidat për Këshillin Mbikqyrës të BSH, ja ç’thotë Ridvan Bode

18.12.2018 - 11:58

Sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë po shqyrtohet edhe kandidatura e Ridvan Bodes për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Bode theksoi kontributin e tij në përbushjen e detyrimeve ligjore të Bankës së Shqipërisë.

“Do të kontribuoj të përmbushim detyrimet ligjore të BSH. Eksperienca ime, kontribut në një debat të dobishëm. E marr ftesën i zhveshur nga të gjitha ngarkesat”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Bode u propozua nga vetë kryeministri Edi Rama, për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe shkaktoi jo pak zhurmë, duke e lidhur me faktin se ai ka qenë ish-ministër i  Financave, në kabinetin e qeverisë “Berisha”.

Përveç Bodes, Rama propozoi edhe 2 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Suela Popa dhe Edlira Luci.