Një këngë me subjekt ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë ka preferuar të prezantojë këngëtari dhe kantautori i njohur Gjergj Leka.
Ai konkurron në edicionin e 57-të të festivalit të RTSH-së me këngën e titulluar “Një ditë tjetër”, përmes së cilës ai kritikon politikën dhe i ka përçuar asaj një mesazh konkret.
“Çfarë mund të pres? Më mirë nuk janë bërë, por përkundrazi. Fut këtu edhe ndikimin që vetë politika ka te gjithsecilin, rezultati vetëm sa përkeqësohet.
Prandaj, nuk besoj se mund të rregullohet diçka. Varfëria në këtë vend është alarmante, përtej të gjitha parashikimeve”, u shpreh për gazetën “Panorama” këngëtari Leka.
I pyetur nëse kishte pengesa për t’u pranuar si këngë nga institucioni i shtetit, ai tha: “Për habinë time, u pranua. Kur e bëra, nuk mendoja se do ta pranonin”.