MENU
klinika

E zbulon shkenca

Këngëtari më i madh i të gjitha kohërave

03.12.2018 - 18:15

Një grup shkencëtarësh austriakë, çekë dhe suedezë u mblodhën së bashku dhe realizuan një studim mjaft interesant, duke arritur në përfundimin se lideri i “Queen”, Freddie Mercury ishte këngëtari më i madh i të gjitha kohërave. Mercury ishte mjeshtër i vërtetë i akordeve të tij vokale.

Janë dëgjuar një sërë teorish rreth asaj çka e bëri zërin e këngëtarit aq të veçantë, si vargu i tij vokal me katër oktave ose se si dhëmbët shtesë i dhanë atij mbivendosje të veçantë, duke i shërbyer për të përmirësuar cilësinë e të kënduarit.

Sipas studimit nëse krahasohet “Crazy Little Thing Called Love” me “We Are the Champions”, pothuajse tingëllon sikur po e këndojnë dy këngëtarë të ndryshëm. Dhe Freddie kishte gamë të jashtëzakonshme, nga bas deri në tenorin më të lartë.

Studiuesit bënë një analizë akustike të zërit Mercury dhe zbuluan se vibratoja e tij ishte vërtet e ndryshme nga ajo e këngëtarëve të operas.

Ata thanë se vibratoja e këngëtarëve të operas qëndron në rreth 5.5 deri në 5.6 Hz. Por vibracioni i liderit të Queen kishte frekuencë shumë më të lartë rreth 7.0 Hz.