MENU
klinika

Teatri Eksperimental

“Këngëtarja tullace” – premierë!

14.12.2018 - 15:46

“Këngëtarja tulllace” e autorit Eugène Ionesco, vjen sot në datë 14 dhjetor, ora 19:00 në sallën Goethe, në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’.

Kjo shfaqje vjen me regji të Enkelejda Fishekaj. Luajnë aktorët:

Alba Shtembari;

Arlinda Reci;

Mateo Dervishi; 

Katerina Fili;

Ledian Gjeci; 

Klejdi Metaj.

Të marrësh frymë është e lehtë, por kjo nuk do të thotë se po jetojmë, nuk mjafton që ora të eci dhe koha të kaloj për të jetuar. Nëse në ditët tona komunikimi është i ftohtë, atëherë padyshim nuk mund të quhemi njerëz, por marioneta pa shpirt, pa kohë, pa jetë dhe pa zë!

“Këngëtarja tullace” e quajtur ndryshe tragjedia e të folurit do i rikujtoj të gjithëve se çdo tik- tak i orës është një hap para nesh. Nëse nuk vrapojmë me kohën atëherë do të mbetemi në një pikë, në një absurditet pa identitet…. për të fshirë një monotoni duhet të gjithë ne të kurdisim orën.

Dhe jo ora të na kurdisi ne!

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit