Dy vite më parë, ndarja e Johnny Depp nga Amber Heard “pushtoi” mediat pasi u shoqërua me një mori akuzash nga aktorja e famshme.
Por në një intervistë të dhënë së fundmi për “Washington Post”, Amber i është rikthyer edhe një herë periudhës pas ndarjes dhe ka zbuluar tmerret që përjetoi në vitin 2016.
Dyshja, të cilët u divorcuan ligjërisht vitin e kaluar, u ndanë prej akuzave të Heard se Depp ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të, akuza këto të cilat ai vazhdon t’i mohojë.
Në rrëfimin e saj 32-vjeçarja tregoi se pas akuzave të cilat u bënë publike ajo merrte vazhdimisht kërcënime për vrasje që ende janë anonime.
Amber detyrohej të ndryshonte numrin e saj gati çdo javë dhe thuajse nuk ka dalë nga shtëpia për muaj të tërë pasi kishte frikë se do të përndiqej.